“Eja luaj në park”, pret të gjithë fëmijët e Tiranës për argëtim

Megi Daci
07/10/2022

Gati për një fundjavë argëtuese?
“Eja luaj në parkun tënd” vjen në Parkun e Liqenit Artificial për të gjithë ju fëmijë që i doni lojërat, argëtimin, miqësitë e reja me bashkëmoshatarë.

Bashkia Tiranë fton fëmijë e të rinj të apasionuar pas lojrave Shah, Dam dhe Tëist në aktivitetin “Eja luaj në parkun tënd”. Shah në natyrë me figura gjigande për të joshur më të vegjlit drejt kësaj loje që zhvillon mendjen, struktura fryrëse, lojra të tjera argëtuese në lagjet e qytetit.
Ju mirëpresim, datë 8 Tetor, ora 10:00 në Parkun e Liqenit Artificial.
Mos mungoni!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë