Art

Ju ftojmë të ndiqni koncertin premierë me pjesëmarrjen e veçantë të Alessandro Quarta: “𝒯𝒶𝓃𝑔𝑜 & 𝑅𝑜𝒸𝓀’𝓃 𝑅𝑜𝓁𝓁”

Megi Daci
12/10/2022

Ju mirëpresim sot me 💃🏻“𝒯𝒶𝓃𝑔𝑜 & 𝑅𝑜𝒸𝓀’𝓃 𝑅𝑜𝓁𝓁”

🗓12 TETOR | ORA 20:00, në skenën e TKOB.

“Realizimi i shfaqjeve simfonike me instrumentistë në karrierë të një niveli botëror është një ndër prioritetet e TKOB. Alessandro Quarta është një violinist, artist multidimensional i cili do të realizojë një koncert të pa zhvilluar ndonjë herë më parë në skenën e TKOB. Është një privilegj që ne teatrin tonë dhe me orkestrën tonë të interpretojë një solist i cili realizon shfaqjet e tij me orkestrat më në zë në Europë. Interpretimi i tij multidimensional dhe virtuoz do ti japi pjesëve të cilat ai do të realizojë një pamje totalisht të re, sa klasike dhe moderrne. Publiku do të shijojë një shfaqje të cilën nuk do ta harrojë lehtë.”

I vlerësuar nga CNN në 2013 si “Gjeniu Muzikor”. Fitues i çmimit në 2017 në Montecitorio si “Shkëlqimi më i mirë italian në botë” për muzikë. Sukses i jashtëzakonshëm për këngën “Dorian Grey” të kompozuar, aranzhuar dhe interpretuar live në premierën botërore me “Roberto Bolle” në Arenën e Veronës, Caracalla në Romë, Teatrin Carlo Felice në Genova, Pala De Andrè në Ravenna dhe P.zza S .ma Annunziata në Firence dhe “Danza con me” të transmetuara në RAIUno.
I ftuar ndërkombëtar në “SANREMO” 2019 në mbrëmjen e Dueteve nga tre djemtë e “Il Volo” me këngën “Musica che Resta”. I ftuar ndërkombëtar në “Notte della Taranta” (live në RAI 2) me një audiencë live prej 220,000 spektatorësh që interpretojnë 4 pjesë, njëra prej të cilave është kompozimi i tij kushtuar vëndit të tij.
E paharrueshme hapja e tij e mrekullueshme e Koncertit të Ditës së 1 Majit në Romë drejtpërdrejt në Rai në 2015 për violinë solo.

  • Kompozitor: Antonio Vivaldi, Astor Piazzolla, Pablo de Sarasate.
  • Dirigjent dhe Solist në Violinë: Alessandro Quarta
  • Orkestra e TKOB


✅Biletat kushtojnë 800 lekë dhe 1000 lekë.

✅ Biletat shiten çdo ditë nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00 në sportelin e TKOB.

📣Biletaria në ditët e shfaqjeve do të mbyllet 15 minuta përpara fillimit të saj.

📣 Për të respektuar artistët dhe orarin e shfaqjes, jemi të detyruar të mbyllim dyert e skenës 5 minuta përpara fillimit të saj.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë