Dua Lipa përmbyll turneun e saj “Future Nostalgia” në Tiranë më 28 Nëntor!

Silvia Tabaku
19/11/2022

“Sunny Hill Festival” u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe për herë të parë në atë shqiptar, në Tiranë në muajin gusht. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial. Përveç yjeve që performuan në Tiranë pyetja e të gjithëve ishte se pse Dua Lipa mungoi. Mungesa e saj u komentua gjerësisht në atë kohë.

Por tani duket se kemi një lajm të mirë për të gjithë fansat e Dua Lipa-s. Të gjithë ata që u mërzitën që nuke panë teksa performonte në “Sunny Hill Festival”, do të kenë mundësinë ta shohin këngëtaren shumë shpejt, pasi ajo do të vijë në Tiranë më 28 Nëntor, ashtu siç kishte premtuar.

Me anë të një videoje në llogarinë e saj në Instagram, artistja thotë, në anglisht dhe shqip, se do të jetë për festën e Pavarsisë në kryeqytet, ku do të mbahet edhe koncerti i fundit i turneut të saj “Future Nostalgia”.

https://www.instagram.com/p/ClHJSgsrSpB/

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë