Art

Festat e Nëntorit/ Nis Java e Kulturës Kombëtare

Megi Daci
21/11/2022

Ditët e fundit të muajit Nëntor që përkojnë me festën kombëtare të flamurit, do t’i kushtohen kulturës kombëtare.

Java e kulturës kombëtare nis sot dhe përfundon më 30 nëntor.

Organizatorët kanë parashikuar ekspozita, përurime librash, shfaqje filmash, koncerte, biseda e diskutime etj. Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës, në sheshin “Skënderbej”.

Mbetet për t’u veçuar edhe koncerti i virtuozit Tedi Papavrami, në datën 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, apo shfaqja e filmave si “Liqeni Im” i Gjergj Xhuvanit e “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo” i regjisorit Fatmir Koçi, në Tulla Culture Center, si dhe filma të tjerë shqiptar që kanë marrë vlerësime dhe çmime në kompeticione ndërkombëtare.

Organizatorët e Javëve Kulturore kanë përfshirë në këto aktivitete edhe shumë artistë nga Kosova, si soprano Besa Llugiqi, Baletin Kombëtar të Kosovës që do të performojë në Teatrin e Operës dhe Baletit si dhe grupin e mirënjohur Jericho që do të performojë tek Pazari i ri.

Java e kulturës kombëtare do të mbyllet me “Visa Interview”, një ekspozitë me artistë bashkëkohorë.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë