Art

“Një natë ëndrrash”, koncerti simfonik për të mos u humbur në skenën e TOB

Megi Daci
14/01/2023

Gjithmonë ka diçka magjepsëse për t’u ndjekur te Teatri i Operës dhe Baletit!✨

Këtë radhë ju ftojmë të përjetoni “Një natë ëndrrash”, me një koncert simfonik vokal, ku do të vijë plot romancë melodia e “Romeo e Giulietta” dhe mjeshtërisht kryeveprat e Tchaikovsky-t, Rossini-t, Offenbach-ut, etj..

Nën dirigjimin e maestros së mirënjohur hungarez, Sandor Gyudi🪄, Orkestra Simfonike🎼 e TKOB-së në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, do t’ju përfshijnë në një botë ëndrrash.😍Dhe sopranoja lirike italiane, Ripalta Bufo, e Mezzo-sopranoja, Vikena Kamenica, do t’ju drejtojnë mahnitshëm përgjatë aries operistike, në një mbrëmje të paharrueshme.

📣Kini në vëmendje se koncerti simfonik vokal “Një natë ëndrrash” do të shfaqet vetëm më 21 janar, prandaj duhet të nxitoni për të rezervuar vendin tuaj!!!

🎟Biletat mund t’i tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë