“Kthim në Atdhe”, filmi në kuadër të ditës ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit
Ambasada e Republikës së Austrisë, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, së bashku me Ambasadën e Izraelit, kanë kënaqësinë që në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit t’Ju ftojë në shfaqjen e filmit “Kthim në atdhe“
Producentë: Kat Rohrer (Austri), Mathias Kress (Gjermani) dhe Gil Levanon (Izrael).
Filmi tregon historinë e të rinjve, që largohen nga vendi i tyre për të provuar fatin diku tjetër. Një histori universale në botën e sotme të globalizuar, nëse këta të rinj nuk do të largoheshin nga Izraeli për tu vendosur në Gjermani dhe Austri, vende nga të cilat familjet e tyre janë persekutuar dhe vrarë më pak se një shekull më parë. Filmi do të prezantohet nga producentja Kat Rohrer nëpërmjet një video-mesazhi përpara transmetimit.
E enjte, 26 janar, ora 18:00 në Europe House – Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë
Për më shumë informacion mund të ndiqni: