Art

“Valë”, shfaqja teatrore vjen në Teatrin Metropol për disa ditë me rradhë

Megi Daci
23/02/2023

“Valë” është një portret i jetës së ndërthurur të gjashtë miqve, në nëntë faza të ndryshme të jetës së tyre, nga fëmijëria e deri në pleqëri. Në një realitet herë më të butë e herë më të ashpër e të dhunshëm, por kurrsesi të lehtë, Suzana, Ronda, Xhini, Bernardi, Nevil dhe Luis – protagonistët e Virginia Woolf – vetëpërcaktohen vazhdimisht. Duke u luhatur mes grupimit dhe individualitetit, shoqërise e vetmisë, heronjtë e saj përpiqen të gjejnë kuptimin e jetës. Gjashtë histori të ndryshme përbëjnë një histori të përbashkët, me boshte kryesore miqësinë, dashurinë, vdekjen, mungesën e kujtesën kolektive. Heronjtë e Valëve kalojnë shumë dallgë dhe ndijojnë gjithë përvojat e rëndësishme e të parëndësishme që i përcaktojnë.
 

Titulli: “Valë”
Autore:Virginia Woolf
Regjia/ Dramatizimi: Enke Fezollari
Interpretojnë: Enisa Hysa, Jozef Shiroka, Klodjana Keco, Krist Lleshi, Silvio Goskova, Urim Aliaj
Përkthimi: Jonida Beqo
As. Regji: Serxhio Danga
Skenografi/Kostume: Divni Gushta

Në datat: 8, 9, 10, 11, 12, 16, 17, 18, 19, 23, 24, 25, 26 Mars 2023

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë