Art

“Muzg”, baleti modern kontemporan vjen si premierë në TOB

Megi Daci
06/03/2023

A ndodh të humbasim identitetin nëse përjetimet tona veniten në muzgun e jetës? Po nëse emocionet nuk i lejojmë të depërtojnë në brendinë e unit tonë, do ketë më kujtime?

💒 Teatri i Operës dhe Baletit çel këtë pranverë me “Muzgun”, baletin modern kontemporan, që ndërthur natyrshëm lëvizjet trupore me përjetimet emocionale të njeriut. 🥰Me profesionalizmin e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e balerinit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Eno Peçi, dhe asistencën në koreografi të Eldad Ben Sasson, kjo PREMIERË do të tërheqë pas vetes, nëpërmjet imazheve, të gjithë publikun artdashës.

🫂 Teatri është shtëpia e të gjithëve, ndaj ju ftojmë përgjatë datave 📍12-13-14 mars, ora 19.00, në premierën e baletit “Muzgu”.

🎟️Biletën tuaj mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10.00- 14.00 dhe nga ora 16.00 deri 20.00.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë