“SPRING FESTIVAL 2023” vjen me një gamë të gjerë aktivitetesh për të gjitha moshat

Megi Daci
06/04/2023

Spring Festival sjell një gamë të pasur aktivitetesh në mjedise të hapura për fëmijët, adoleshentët, të rriturit, gjyshet dhe gjyshërit… pra Spring Festival ka diçka për të gjithë.

Spring Festival është një formë argëtimi e veçantë dhe me siguri të gjitha aktivitetet tuaja të preferuara do të vijnë në vendndodhjet më interesante këtë edicion.

  • Çfarë gjen në festival? Ashtu si pranvera, edhe Spring Festival sjell variete dhe ngjyra plot.
    Spring Festival sjell surpriza pafund dhe ka gjithçka për këdo duke nisur me:
  • Aktivitete argëtuese dhe rekreative për fëmijëMuzikë LIVE, karaoke dhe filma
  • Aktivitete në natyrë në zonat më të bukura të periferive të Tiranës.
  • Aktivitetet më cool me artizanë dhe artistë vendasInstalacione mbresëlënëse të cilat shëtisin të gjithë botënE pafund surpriza ju presin në Spring Festival.

Në zemër të Tiranës, tek Pazari i Ri do të zhvillohet një aktivitet i veçantë, Karaoke Night.

Karaoke është një aktivitet interesant e shumë i pëlqyer për publikun i cili do të vijë tashmë në një ambient të hapur e të aksesueshëm nga kushdo. Të gjithë të apasionuarit pas muzikës janë të ftuar të kalojnë një fundjavë argëtuese mes miqsh, duke kënduar e duke u dëfryer. Përveç kësaj do të ketë edhe DJ të ftuar dhe grupe muzikore të rinjsh të cilët do të performojnë për audiencën tek Pazari i Ri. Tre netë të veçanta në datat 7-8-9 prill ju presin me muzikë të mirë dhe argëtim.

Në një ambient të gjelbëruar e gjatë disa mbrëmjeve të bukura pranverore në lulishten tek Galeria e Arteve vjen Movie & Music Garden. Destinacioni ideal për këdo që kërkon të bëjë diçka ndryshe përgjatë pasditeve pas pune ose shkolle për të shijuar një film e për t’u argëtuar nën tingujt e muzikës. Movie & Music Garden do të vijë për publikun nga data 19 deri në datë 23 prill.

Tirana është një qytet që ofron gjithçka në një distancë të shkurtër. Zonat periferike të Tiranës janë kthyer në atraksione për qytetarët e Tiranës dhe turistët të cilët shijojnë natyrën dhe peisazhet e mrekullueshme që ofrohen pak kilometra larg qendrës së Tiranës. Një festival pranveror si Spring Festival nuk kishte si të mungonte dhe në disa prej zonave periferike si Shëngjergji, Petrela, dhe Baldushku, ku do të ofrohet argëtim dhe muzikë e mirë për banorët e këtyre zonave si dhe për çdo familje apo grup shoqëror që udhëton në periferi gjatë fundjavave. Kalendari i këtyre aktiviteteve vijon kështu:

– N’ Bahçe të Shëngjergjit: 8-9 prill;
– N’ Bahçe të Petrelës: 15-16 prill;
– N’ Bahçe të Baldushkut: 22-23 prill.

Tirana është një qytet me identitet të pasur qindra vjeçar. Traditat e këtij qyteti janë krenari dhe trashëgimi nga të parët tanë ndaj në Spring Festival do të rikthejmë traditat e vjetra me një copëz modernitet. Peza do të jetë vendi mikpritës i këtij aktiviteti i cili do të mbledhë tregtarë të zonës të cilët do të sjellin prodhimet e tyre për t’u ofruar vizitorëve të aktivitetit. Muzika, ushqimi i mirë dhe argëtimi nuk do të mungojnë në sofrën tiranase, si në kohët e vjetra. Mes natyrës së bukur të Pezës dhe dekorimit autentik, ky aktivitet do të jetë destinacioni juaj i preferuar në Spring Festival në datat 29 dhe 30 prill.

Më shumë