Një koncert madhështor nga Elvana Gjata më 22 qershor në Air Albania Stadium!

Silvia Tabaku
23/04/2023

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime. Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talentii saj tashmë është i vulosur me hitet e saj.

Mbrëmjen e kaluar Elvana postoi në Tik Tok një video, ku u ka dhënë ndjekësve një lajm të rëndësishëm e shumë të bukur, për të cilin dukej mjaft entuziaste dhe e lumtur. E merrni me mend se për çfarë bëhet fjalë?

Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati. Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram shkroi:

Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit. 

https://www.instagram.com/reel/CrWxFJLA-9w/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. E më i fundit që u publikua ishte pikërisht një duet me mikeshën e saj, Dhurata Dorën. Projekti i tyre titullohet “Rrotullo” dhe pati goxha bujë që në momentet e para të publikimit.

Megjithatë, ka një detaj që mbase shumë prej publikut nuk e kanë vënë re. Duket se surpriza më e madhe ishte e fshehur brenda videoklipit, ku Elvana ka zbuluar se po planifikonte diçka të madhe.

Më shumë