“Çertifikata e Martesës”, një komedi sociale e filozofike vjen në skenën e ArTurbinës
Pas 30 vitesh bashkëjetesë, çifti Melek kujtojnë se nuk e dinin se ku është certifikata e martesës. A varet vërtet martesa nga një certifikatë? Dhe më e rëndësishmja, pas 30 vitesh a do të rimartoheshit me burrin apo gruan që keni?
Një komedi sociale e filozofike, e cila për disa net me radhë vjen në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”, duke dhuruar të qeshura për publikun. Është mjaft e rëndësishme të shkruash për njerëzit e zakonshëm, sepse mbretërit dhe presidentët shkojnë e vijnë, ndërsa hidrauliku duhet përherë, pra qëndron gjithmonë. Pikërisht kjo e bën atë një njeri me një rëndësi mjaft të veçantë, kjo është arsyeja sipas autorit Ephraim Kishon që komedia “Certifikata e martesës” ka një sukses të jashtëzakonshëm.
Për më shumë informacion mjafton të klikoni më poshtë:
Instagram
Facebook
http://teatrikombetar.gov.al/
+355 4 222 8933