Ekskluzive/Elvana Gjata më 22 qershor në Air Albania do të jetë së bashku me…

Silvia Tabaku
07/05/2023

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime. Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj.  Ajo do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor.

22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.

Për koncertin madhështor që artistja do të zhvillojë në stadiumin Air Albania zërat thonë se Elvana do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve. Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram për koncertin shkroi:

Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit. 

Më shumë