Art

“Gadjo”, një dramë kundër racizmit bashkon të rinj nga Kosova e Shqipëria

Megi Daci
08/05/2023

4️⃣5️⃣6️⃣ Maj ora 20:00 ‼️GADJO‼️ (evropianët e rinj)

ℹ️Bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra Multimedia (Prishtinë)

↘️ NXITONI TË REZERVONI:

📞 069 5717746 ose në INBOX

🕗 ORARI I BILETARISË:

09:00-13:00 & 17:00-20:00

E Martë – E Diel

(E hëna ditë pushimi)

🎫 Çmimi i biletës:

3️⃣0️⃣0️⃣ Lekë | E enjte

5️⃣0️⃣0️⃣ Lekë | E Premte | E Shtunë

🎫 Tarifa të reduktura sipas kategorive përfituese në bazë të VKM nr. 381, datë 01.06.2022.

Dramë nga Jeton Neziraj

Regjia: Blerta Neziraj

Aktorë: Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku

Kompozitor: Jindrich Cizek

Kostumograf: Blagoj Micevski

Koncepti vizual dhe skena: Mentor Berisha

Realizimi i skenografise: Beqo Nanaj

Dritat: Yann Perregaux, Mursel Bekteshi

Teknik i dritave dhe ndriçimit: Taulant Kotorri

Në vitin 2019, në Kosovë u regjistrua seri sulmesh fizike mbi një grua rome. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur disa ditë pas kthimit, ajo kishte vendosur ta lëshojë qendrën e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte plasuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje të një gruaje, që po i vjedh fëmijët në Kosovë”. Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezultat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjësh në disa qytete.

Drama “Gadjo’’ (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për “klikime” është shndërruar në qëllim sipëror. “Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqëritë tona mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi e përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijën tonë.

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë