Art

Poema satirike “Hanko Halla”, tek Universiteti i Arteve

Megi Daci
29/06/2023

Poema satirike “Hanko Halla” është padyshim një nga tekstet më të mira nga autori. E botuar në vitin 1929, fillimisht në Sofje të Bullgarisë në kohën kur ai ishte ambasador dhe pjesën e dytë të kësaj poeme e përpunoi kur ndodhej ambasadore i vëndit në Athinë.

“Hanko Halla” e Ali Asllanit është një poemë e ndarë në katër pjesë dhe në çdo pjesë poeti trajton një moment të caktuar historik të shoqërisë shqiptare të atëhershme. Personazhi kryesor është Hanko Halla, rrënja e trungut familjar. Nëpërmjet këtij personazhi poeti zbërthen pikërisht një epokë që ishte duke perënduar në vëndin tonë.

Për herë të parë do të provohet që kjo vepër të vijë në formë skenike duke zhvilluar personazhe për të cilët flet Hanko Halla. Shfaqja është e konceptuar të shfaqet në ambiente të hapura dhe sheshe publike si në oborrin e Muzeut Kombëtar, Parku Rinia dhe te pylli i Dritëroit pranë Parkut të Liqenit Artificial.
Realizimi i këtij i këtij projekti nga një grup aktorësh të rinj, studentë në fakultetin e artit skenik të Universitetit të Arteve bën që përfituesit kryesr të mos jenë vetëm qytetarët por edhe brezi i ri i artistëve.

🙂Jeni të mirëpritur në datat 28-29-30 Qershor !

📍Universiteti i Arteve | Salla “Balack Box”

Më shumë