“Tinguj për Tiranën” Një mbrëmje e veçantë muzikore në Amfiteatrin e Tiranës.

Sindi Metushi
27/09/2023

Një mbrëmje e veçantë muzikore na pret më 27 shtator në orën 19:00 në Amfiteatrin e Tiranës.

Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë artistë të talentuar si J. Gjipali, A. Meni, K. Tusha dhe mysafirë specialë si S. Toto, A. Papasergio dhe G. Hoxha.

Kjo do të jetë një ngjarje që nuk duhet humbur.

Orkestra e bandës dhe “Free Wave”, me orkestruesin J. Xhani, do të ofrojnë shoqërimin muzikor për ta bërë edhe më speciale këtë mbrëmje.

Ejani dhe zhytuni në magjinë e muzikës dhe lëreni ritmin të ju udhëheqë në një mbrëmje të paharrueshme. Ju presim!

Hyrja është falas! 

DITA / ORA

(E mërkurë) 19:00

VENDI

Amfiteatri Liqenit

Parku i Liqenit

Më shumë