“Kinemaja Gjermane” Do të shfaqen tre filma si pjesë e programit të kuruar për Javën Kulturore Gjermane!
Ju ftojmë të ndiqni tri filma si pjesë e programit të kuruar për Javën Kulturore Gjermane!
Filmat do të shfaqen në Qendrën e Artit “Agimi në Tiranë
“Të gjithë flasin për motin” nga Annika Pinske (2022)(gjermanisht me titra anglisht)
Më shumë mbi filmin:
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme, zgjedhja e kekut të duhur për festën e 60-vjetorit ose koncepti i lirisë sipas Hegel? Origjina dhe formimi ynë personal nuk mund të lihen mënjanë përherë. Këtë duhet ta kuptojë edhe Clara, kur ajo kthehet në vendlindjen e saj në Mecklenburg për festën e nënës së saj. Me ndjeshmëri të saktë për mjediset respektive, regjisorja Annika Pinske fillimisht paraqet jetën në universitet mes punëve të përkohshme dhe marrëdhënieve akademike të Claras, e cila hulumton më shumë për veten e saj mes të shkuarës dhe të tashmes.
Data 05.10, Ora 16:00
“Sy për sy” nga Evi Goldbrummer dhe Joachim Dollhopf (gjermanisht me titra shqip)
Më shumë për filmin:
Historia e të voglit Miki është një udhëtim kurioz dhe aventuresk që nis e gjitha prej një letre që ai zbulon e që i përket nënës së tij. “Sy për sy” nuk është vetëm një film argëtues për fëmijë, por përçon edhe një mesazh të rëndësishëm: tolerancë, sinqeritet dhe empati për njerëzit, të cilët janë ndryshe.
Data 07.10, Ora 19:00
“Gjenerata e paaftë për lidhje” (2021) (gjermanisht me titra anglisht)
Më shumë për filmin:
Tim (Frederick Lau) ka kohë është arrirë në jetën e tij profesionale në një agjenci, por imazhi i vetvetes si një person i ri dhe mbi të gjitha i pa-lidhur duhet të ruhet me çdo kusht. Megjithëse filmi mban titullin “Gjenerata e paaftë për lidhje”, nuk humb besimin në romancën klasike dhe kështu bëhet një portret i saktë i një gjenerate të rreth 30-ve, si dhe një komedi romantike e inskenuar me zgjuarsi dhe me aktrim të mrekullueshëm.
DITA / ORA
(E hënë) 20:00
VENDI
Qendra e Artit Agimi
Ish Kinema Agimi