Tirana European Youth Film Festival

Sindi Metushi
30/08/2024

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë në edicionin e dytë të Tirana European Youth Film Festival (5-10 shtator), duke mbështetur pjesëmarrjen e regjisorit Giacomo Abbruzzese

Giacomo Abruzzese do të jetë pjesë e jurisë dhe më datë 8 shtator në orën 20:00, do të prezantojë pranë Piramidës, një projeksion special të filmit të tij me metrazh të gjatë Disco Boy, kandidat për Orso d’Oro dhe i vlerësuar me Orso d’argento për fotografinë më të mirë në Berlinale 2023

Lindur në Taranto, në vitin ’83, Giacomo Abruzzese  u diplomua për Shkenca Komunikimi pranë Universitetit të Sienës dhe mori një diplomë master në Kinema, Televizion dhe Produksion Multimedial në vitin 2008 pranë Universitetit të Bolonjës. Pas dy viteve të kaluara si fotograf mes Izraelit dhe Palestinës, u diplomua pranë qendrës Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporains në Tourcoing, Francë. Filmat e tij me metrazh të shkurtër janë përzgjedhur dhe vlerësuar në shumë festivale, duke përfshirë Festival international du court métrage de Clermont-Ferrand, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Oberhausen, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Palm Springs, Viennale, Festivalin e Filmit në Tampere, Festivalin e Filmit në Torino dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Leeds. Në vitin 2022, u nominua për Çmimet César për dokumentarin America. Në vitin 2023, prezantoi në Berlinale, filmin e tij të parë artistik, Disco Boy, me Franz Rogowski, duke u vlerësuar me Orso d’argento.

Më shumë