“Pikë Uji”, nga 12 shtatori premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
12/09/2024

Aida, një grua e fortë 45-vjeçare, funksionare e rëndësishme në një qytet të vogël, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në një sistem që shpesh kërkon kompromise. Por çfarë ndodh kur sistemi të cilit i ka shërbyer, kthehet kundër saj? Kur Marku, djali i saj adoleshent, përballet me akuza të rënda që kërcënojnë gjithçka që ajo ka ndërtuar. Çfarë sakrificash është gati të bëjë për të mbrojtur të birin dhe pozicionin e saj në një botë privilegjesh që po lëkundet?

Titulli origjinal Waterdrop

Filmi fillon 12.09.2024

Kohëzgjatja 1h 31m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D

Shteti Viti ALB 2024

Aktorë Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gresa Pallaska, Klodjana Keco, Iancu Paulo, Gerhard Koloneci

Regjisori Robert Budina

Distributor Erafilm

Orari :

Cineplexx TEG
E hënë –E dielë: 20:00

Cineplexx QTU
E hënë – E dielë: 21:50

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë