Art

Baleti “Vice Versa” te TKOB

Sindi Metushi
30/09/2024

✨Vjen premierë botërore në TKOB baleti kontemporan “𝑽𝒊𝒄𝒆𝒗𝒆𝒓𝒔𝒂”, një bashkëprodhim i TKOB dhe IDFT.

“𝑽𝒊𝒄𝒆𝒗𝒆𝒓𝒔𝒂” eksploron dinamikat e zbulimit të vetes në lidhje me të tjerët, dhe shërben si një reflektim prekës mbi kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore.

☺️Me çdo akt mirësie, çdo gjest bujarie dhe çdo moment reflektimi, ju mishëroni shpirtin e
“𝑽𝒊𝒄𝒆𝒗𝒆𝒓𝒔𝒂”, – një balet i vetëzbulimit, qëndrueshmërisë dhe fuqisë transformuese të dashurisë për veten.

⚜️E sjellë nga vetë ata që lartësojnë vlerat e këtij institucioni, artistët e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinës Rovena Shqevi, me muzikë të formuluar nga Andi Vrapi.

😍Ky balet ka shumë emocione për të përcjellë në skenën e TKOB-së.

Mos e humbisni!

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

Më shumë