
Ky projekt synon të pasurojë dhe gjallërojë mbështetjen e muzikës Jazz në Shqipëri, nëpërmjet kultivimit të grupeve të reja muzikore që përfaqësojnë këtë rrymë të veçantë muzikore në vendin tonë. Projekti synon organizimin e një festivali të muzikës Jazz me pjesëmarrjen e grupeve vendase dhe të huaja, i cili do të ndahet në disa workshope të mbajtura nga instrumentistë të huaj të Jazz-it dhe që do të kurorëzohen me një koncert ku do të vihen në skenë performancat më të mira të artistëve pjesëmarrës.
From: October 24, 2024
To: October 26, 2024
Event Hours 20:00