Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”.
Do jetë një vit shumë interesant nga ana astrologjike në fakt. Kjo sepse lajmi i mirë vjen tek planeti i Jupiterit që është planeti i fatit dhe i parave. Kështu që nga ana e financave do të lulëzojnë pjesa më e madhe e shenjave. Muajt që duhet të kenë kujdes dhe pritshmëritë më të larta janë Maji dhe Qershori sepse në atë periudhë Jupiteri do jetë në efekt të plotë tek shenjat.
Vajzat kanë zbuluar me detaje gjithçka për të gjitha shenjat e horoskopit në vitin 2025.
Dashi
Duhet të fokusohet tek menaxhimi i energjive sepse është një shenjë shumë energjike. Gjatë gjithë kohës do të jetë në lëvizje. Duhet që ta mbajë atë energjinë gjatë gjithë vitit. Muaji Janar ka nisur shumë mirë kështu që të ketë kujdes në muajt në vijim. Do jetë me fat nga ana romantike këtë vit, njohje të reja.
Demi
Nga ana financiare do lulëzojë pasi do të jetë një vit shumë i mirë nga ana e financave. Nga ana sentimentale do krijojë miqësi të reja por ato miqësi ose lidhje që i keni dhe do t’i thelloni akoma dhe më shumë. Problemi është që duhet të keni problem tek pjesa e shpenzimeve.
Binjakët
Do të jetë një vit i mirë sepse nëse kanë një projekt të planifikuar prej kohësh dhe nuk e kanë realizuar ky është viti. Kryesisht në pjesën e dytë të vitit nga Maji dhe Qershori që janë muajt e tyre me fat mund të kenë mundësinë që të bëhen të famshëm.
Gaforrja
Viti 2025 në fillim nis pak ngadalë, stabël dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh por nga Qershori e mbrapa do të marrin veten dhe do të lulëzojnë. Nga ana sentimentale do të jenë mirë dhe do të krijojnë shoqëri të reja duke qenë se Gaforret janë shumë miqësore.
Luani
Çdo vit duan që të jetë viti i tyre, do të kenë një vit jo problematik. Duhet të fokusohen tek marrëdhëniet me familjen sepse bashkëpunimet me familjarë dhe me njerëz nga shoqëria e tyre do të jenë të suksesshme. Nëse ju vjen një mundësi biznesi ose partneriteti ta mendojnë që ky duhet të jetë viti për ta bërë.
Virgjëresha
Duhet të kenë kujdes nga ngarkesa që marrin në punë. Këtë vit të shikojnë më shumë veten e tyre dhe anën sentimentale. Vetë do të kenë mundësinë edhe të krijojnë marrëdhënie të reja nga ana e punës sepse Virgjëreshat dihet se në çdo moment do të gjejë diçka që ta lidhë me pjesën e punës. Nga ana sentimentale në pjesën e dytë të vitit do të kenë mundësi beqarët që të krijojnë diçka që mund të jetë serioze.
Peshorja
Relativisht do të jetë një vit goxha i mirë, nëse kanë pasur plane vitet e kaluara që nuk i kanë vënë në punë ky është një vit ku duhet t’i realizojnë ato planet që kanë pasur. Nga ana sentimentale do jetë një vit stabël. Nuk është se do të kemi ulje-ngritje. Do jetë një vit i mirë. Do të jetë një vit me rritje personale dhe zhvillim. 2025 do të jetë një vit fantastik për Peshoren dhe Gaforren.
Akrepi
Gjatë 2025 do të kenë rritje financiare dhe do të lulëzojnë nga ana e biznesit. Duke qenë se do të jenë më të fokusuar tek puna marrëdhëniet sentimetale do të kalojnë në një plan të dytë.
Shigjetari
Shigjetarët duhet të qëndrojnë pozitiv këtë vit sepse sa të jenë ata optimist do të jenë edhe të gjithë të tjerët. Duhet të bëjnë balancimin midis punës dhe familjes. Këtë vit nuk do të sugjeroja që të bëjnë shumë udhëtime, siç edhe e kanë fiksim sepse do të fokusohen më shumë tek dy anët e tjera sepse qejfi do të jetë mënjanë dhe do të fokusohen tek karriera dhe familja.
Bricjapi
Do të ketë një vit pak në retrospektivë, të mendojnë çfarë kanë bërë mirë dhe çfarë kanë bërë keq vitin që lanë pas dhe kjo do t’i ndihmojë që në të ardhmen në vitin 2025 të mos bëjnë të njëjtat gabime dhe të marrin vendime pak më të mira sesa kanë marrë. Ata që janë çift do të kalojnë pak në hije të partnerëve të tyre.
Ujori
Nuk do të jetë ndër shenjat e bekuara nga ana financiare por do të jenë nga ana romantike. Të mbajnë sytë hapur për njerëzit e rinj që do të takojnë sivjet. Mund të lidhin romanca afatgjata dhe lidhje serioze.
Peshqit
Në punë për Peshqit do të ketë një transformim për vitin 2025. Do marrin përsipër shumë gjëra që nuk i kanë marrë nga viti i kaluar. Do të bëhen lider të vetes. Nga ana e shoqërisë ose e marrëdhënieve do të hapen më shumë me njerëzit nuk do të jenë kaq të ndrojtur. Nga pjesa e dytë e vitit mund të krijojnë lidhje sentimentale.