“Wolf Man”,nga 16 Janari premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
16/01/2025

Po sikur dikush që doni të kthehej në diçka tjetër?

Nga Blumhouse dhe regjisori-skenaristi vizionar Leigh Whannell, krijuesit e historisë së tmerrshme me përbindësha The Invisible Man, vjen një makth i ri i tmerrshëm ujqish: Wolf Man. Kandidati për çmim Golden Globe, Christopher Abbott (Poor Things, It Comes at Night) në rolin e Blejkut, një baba dhe bashkëshort nga San Françiskoja që trashëgon shtëpinë e fëmijërisë në Oregonin rural, pasi babai i tij zhduket dhe mendohet i vdekur. Me probleme në martesën e tij me Sharlotën, grua në karrierë, ai e bind bashkëshorten të largohen nga qyteti dhe të vizitojnë pronën bashkë me vajzën e tyre të vogël, Xhinxher (Matlida Firth; Hullraisers, Coma). Por ndërsa familja i afrohet shtëpisë në mes të natës, sulmohen nga një kafshë e padukshme dhe në një përpjekje të dëshpëruar, bllokohen brenda shtëpisë ndërsa krijesa i vjen rrotull vendit. Ndërsa nata vazhdon, Blejku fillon të sillet çuditshëm, duke u transformuar në diçka krejt tjetër, dhe Sharlota do detyrohet të vendosë se kush është më vdekjeprurës, rreziku jashtë apo rreziku brenda shtëpisë.

Titulli origjinal Wolf Man

Filmi fillon 16.01.2025

Kohëzgjatja 1h 43m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti USA 2024

Aktorë Julia Garner, Christopher Abbott, Sam Jaeger, Matilda Firth

Regjisori Leigh Whannell

Distributor ALB UIP-B.V.

Orari:

Cineplexx TEG:

E Hëna-E dielë: 19:50; 22:00

Cineplexx QTU

E Hënë-E dielë: 19:00

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë