
Pjesërisht qen, pjesërisht njeri, i gjithi hero.
Nga DreamWorks Animation, krijuesit e universit kinematografik Kung Fu Panda, How to Train Your Dragon dhe The Boss Baby, vjen filmi me qen që lufton krimin nga libri fenomen best seller i Dav Ptikey: Do Man. Kur një qen besnik policie dhe pronari i tij oficer policie plagosen bashkë në detyrë, një kirurg i çmendur por që shpëton jetë i kryqëzon të dy bashkë dhe kështu lind Dog Man. Dog Man është o betuar të mbrojë dhe të shërbejë- dhe të sjellë gjëra, të ulet e të rrotullohet si qen. Ndërsa Dog Man përqafon identitetin e ri dhe përpiqet t’i bëjë përshtypje shefit (Lil Rel Howery, Get Out, Free Guy), ai duhet të ndalë komplotet e këqija të superkriminelit felin Petey the Cat (Pete Davidson; Saturday Night Live, The King of Staten Island). Plani i Pitit është të klonojë veten,të krijojë kotelen Lil Petey, që të dyfishojë aftësinë për të kryer krime. Gjërat ndërlikohen kur Lil Petey krijon një lidhje të papritur me Dog Man. Kur Lil Petey bie në kthetrat e një armiku të përbashkët, Dog Man dhe Petey bashkojnë pa dëshirë forcat në një një garë plot aksion kundër kohës për të shpëtuar kotelen e vogël. Gjatë këtij procesi ata zbulojnë fuqinë e familjes ( dhe koteleve!) që arrin të bëjë bashkë edhe armiqtë më të këqij. Në Dog Man luajnë edhe Isla Fisher (Wedding Crashers, Rango) në rolin e reporteres televizive Sarah Hatoff; Poppy Liu (Hacks, The Afterparty) si ndihmësja e, Butler; kandidati për çmimin Emmy Stephen Root (Barry, King of the Hill) në rolin e Gjyshit; Billy Boyd ( Lord of the Rings, Seed of Chucky) si kamerkamani i Sarës, Seamus: dhe fituesi i çmimeve Emmy dhe Golden Globe Ricky Gervais (The Office, Extras) në rolin e peshkut Flippy. I lançuar në 2016 nga Dav Pilkey autori #1 dhe best-seller botëror dhe fitues i disa çmimeve si ilustrues i librave Captain Underpants seriali skolastik Dog Man tani përfshin 12 libra. Seriali ka mbi 60 milionë kopje të shitura dhe është përkthyer në 47 gjuhë. Cat Kid Comic Club, i frymëzuar nga Dog Man u lançua në 2020, dhe është kthyer në best-seller në gjithë botën. Libri i fundit i Dog Man, Dog Man:20 Mijë Pleshta Nën Det, ishte libri #1 më i shitur për fëmijë në Shtetet e Bashkuara në 2023, në gjithë formatet e moshat e fëmijëve. Libri më i ri i Pikey-të në serinë e Dog Man, Dog Man: Big Jim Begins, do të dalë në 2 dhjetor, 2024.
Titulli origjinal Dog Man
Filmi fillon 06.02.2025
Kohëzgjatja 1h 29m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 2D, OV
Shteti Viti USA 2024
Aktorë Stephen Root, Ricky Gervais, Pete Davidson, Isla Fisher, Billy Boyd, Lil Rel Howery, Poppy Liu
Regjisori Peter Hastings
Distributor UIP-B.V.
Orari:
Cineplexx TEG:
E Hëna-E dielë: 12:00; 13:15; 15:40; 17:30
Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë: 12:15; 14:10; 16:45
Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/