Dëshiron të jesh pjesë e një mbrëmje të paharrueshme në “AG Show”?! Bli biletën këtu…

Aurela Gaçe ka nisur një rrugëtim sfidues edhe si prezantuese televizive. Programi i saj i ri, “AG Show”, ka tërhequr vëmendjen e audiencës për shkak të stilit të saj të freskët dhe tërheqës si prezantuese.
Ajo në profesionin e saj ka aftësinë për të krijuar një atmosferë të këndshme, duke e bërë shikuesin të ndihet i lidhur me performancat e saj, ndaj e njëjta gjë pritet të jetë edhe me intervistat që do të zhvillojë në program.
Pjesëmarrësit dhe audienca e duan për shpërthimet e saj të humorit dhe personalitetin e fortë, që do të ngjallë interes për të gjithë shikuesit përgjatë 12 episodeve të emisionit, i cili nisi zyrtarisht më 13 Mars në Escape Club dhe ekskluzivisht në Top Channel.
Dëshiron edhe ti të jesh pjesë e kësaj mbrëmje të paharrueshme? Bli biletën tani online!