Opera Gala

Sindi Metushi
16/04/2025

“Opera Gala” Dirigjent: Sergio Alapont Regjisor, Koreograf: Orkestra Simfonike Renato Zanella, Solistë, Trupa e Baletit dhe Kori i TKOB Koncerti i radhës do të jetë një ngjarje e paharrueshme për të gjithë dashamirët e muzikës dhe artit skenik, ku do të interpretohen pjesë të zgjedhura nga repertori botëror operistik. Ky koncert do të ofrojë një rrugëtim muzikor që përfshin vepra të famshme të kompozitorëve të njohur si Giuseppe Verdi, Wolfgang Amadeus Mozart, Johann Strauss etj., të cilat do të shpalosin të gjithë shkëlqimin dhe emocionet e botës operistike. Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio ALAPONT, do të krijojë një atmosferë magjike, si dhe koreografi Renato ZANELLA. Solistët, Trupa e Korit do të interpretojnë rolet më të njohura dhe më të dashura të operave botërore. Për të plotësuar këtë ngjarje magjike, trupa e baletit do të sjellë në jetë lëvizjet dhe koreografinë e pasur që do të shoqërojnë disa nga momentet më kulmore të operave, duke i shtuar asaj bukurinë vizuale që e bën këtë koncert një përvojë të plotë për të gjitha shqisat.

From: April 17, 2025

To: April 18, 2025

Event Hours 20:00

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë