
Ky vit do të sjellë një udhëtim kulturor nga Shqipëria në rajone të largëta si Deti Kaspik, Malet Kaukaz, Oqeani Atlantik dhe më gjerë. Mbi 100 artistë ndërkombëtarë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca do të mblidhen në Tiranë për shfaqje vallëzimi bashkëkohor, art performues, muzikë, poezi dhe shumë aktivitete të tjera. Festime, punëtori dhe shfaqje do të zhvillohen çdo natë në kopshtin Resë. Rezervoni datën dhe na ndiqni për programin e plotë, i cili do të shpallet së shpejti!