Pyetjet tuaja marrin tani përgjigje, ja çfarë duhet të dini për organizimin e Eagle Beat Festival!

Eagle Beat Festival, festivali i parë muzikor në Shqipëri i këtyre përmasave ka ardhur sërish… Por këtë herë edhe më fuqishëm dhe elektrizues se më parë! I vendosur pranë Liqenit Artificial, Festivali Eagle Beatështë vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen. Ky është më shumë se një festival. Një bashkim i muzikës dhe energjisë.
Këtë vit, Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar. Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali marramendës. Ja se çfarë duhet të dini…
A mund të largoheni dhe të hyni sërish brenda?
Po, ri-hyrja lejohet. Vetëm sigurohuni që të skanoni si duhet biletën tuaj kur të dilni dhe ta skanoni sërish kur të riktheheni.
A ka vendparkimi?
Po. Mund të parkoni tek Juvenilja, stadiumi Air Albania, ose në zonat e parkimit të Sheraton.
Në çfarë ore hapen dyert e festivalit?
Dyert hapen në orën 17:00. Koha e duhur për t’u mbledhur me miqtë dhe të eksploroni zonën e festivalit.
Ku do të mbahet festivali?
Në Pistën Olimpike të Vrapit tek Liqeni Artificial i Tiranës.
Ku mund t’i blini biletat?
Online në kuadr.com ose në pikën fizike në Sheshin Italia, Tiranë.






