
Xhon Uik është një nga sagat më të njohura të zhanrit aksion, e njohur për botën e vrasësve elitarë.
Filmi Balerina, me protagonistë Ana de Armas dhe Keanu Reeves, zhvillohet mes ngjarjeve të pjesës së tretë dhe të katërt të kësaj sage kult. Në qendër të historisë është një grua e re, e cila, pas një tragjedie familjare, nis një udhëtim të pamëshirshëm për drejtësi dhe hakmarrje. E tërhequr në një botë të errët komplotesh të fshehta dhe intrigash të rrezikshme, ajo shndërrohet në një vrasëse të aftë, e shtyrë nga dhimbja e thellë emocionale dhe etja e pashuar për drejtësi. Një luftëtare me aftësi të jashtëzakonshme, rrugëtimi i saj drejt hakmarrjes është një përvojë si fizike, ashtu edhe emocionale, e mbushur me humbje, zemërim dhe trauma. Balerina sjell një dimension të ri në universin e Xhon Uikut, duke gërshetuar aksionin intensiv me një histori të fuqishme që i lë spektatorët pa frymë.
Titulli origjinal Ballerina
Filmi fillon 05.06.2025
Kohëzgjatja 2h 5m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 2D, OV
Aktorë Ana de Armas, Gabriel Byrne, Lance Reddick, Anjelica Huston, Ian McShane, Keanu Reeves, Norman Reedus, Catalina Sandino Moreno
Regjisori Len Wiseman
Distributor ALB Blitz Film & Video Distribution Ltd.
Orari:
Cineplexx TEG:
E Hëna-E dielë: 19:00; 21:30
Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë: 21:15
Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/