“M3GAN 2.0”, nga 26 qershori premierën në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
30/06/2025

Kthehet kukulla vrastare që magjepsi kulturën pop në 2023. Dhe këtë herë, ajo nuk është vetëm.

Ekipi fillestar krijues nga buroi ai fenomen – i drejtuar nga titanët e zhanrit horror James Wan për Atomic Monster, Jason Blum për Blumhouse dhe regjisori Gerard Johnstone – nis një kapitull të ri emocionues në kaosin e Inteligjencës Artificiale me M3GAN 2.0. Dy vjet pasi M3GAN, një mrekulli e inteligjencës artificiale, u rebelua e pushtuar nga një furi vrastare ( e koreografuar me përsosmëri) dhe u shkatërrua në vijim, krijuesja e saj Gemma (Allison Williams) është bërë një autore e mirënjohur e cila kërkon vënien e inteligjencë artificiale nën kontrollin e shtetit. Ndërkohë, Kedi, mbesa e Gemas, (Violet McGraw), tashmë 14 vjeç, ka hyrë në moshën e adoleshencës dhe kundërshton rregullat e tepruara të Gemas për ta ruajtur nga rreziqet. Prapa krahëve të tyre, teknologjia sekrete për M3GAN është vjedhur dhe keqpërdorur nga një kontraktor i fuqishëm i fushës së mbrojtjes për të krijuar një armë luftarake të njohur si Amelia (Ivanna Sakhno; Ahsoka, Pacific Rim: Uprising), shkalla më e lartë e agjentes së infiltruar dhe vrasëses ekstreme. Por, ndërsa vetëdija e Amelias rritet, asaj nuk i pëlqen më që të marrë urdhra nga qeniet njerëzore. Apo që t’i ketë pranë. Teksa e ardhmja e ekzistencës së njerëzimit është në rrezik, Gema kupton se mundësia e vetme është që të ringjallë M3GAN (Amie Donald, me zërin e Jenna Davis) dhe ia rrit nivelin asaj, duke e bërë më të shpejtë, më të fortë, dhe më vdekjeprurëse. Kur udhët e tyre përplasen, bushtra e parë e inteligjencës artificiale do të hasë në rivalen e saj të denjë.

Titulli origjinal M3GAN 2.0

Filmi fillon 26.06.2025

Kohëzgjatja 1h 59m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti USA 2025

Aktorë Allison Williams, Brian Jordan Alvarez, Violet McGraw, Jen Van Epps, Amie Donald, Jemaine Clement, Jenna Davis, Ivanna Sakhno, Aristotle Athari, Timm Sharp

Regjisori Gerard Johnstone

Distributor ALB Premium Film

Orari:

Cineplexx TEG:

E Hëna-E dielë: 16:30; 18:45; 20:30; 21:45

Cineplexx QTU

E Hënë-E dielë: 19:00; 21:30

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë