Nis sonte turi veror i “Portokalli”, “Verë dhe Portokalle” starton në qytetin e Fierit!

Sindi Metushi
04/07/2025

Spektakli i humorit “Portokalli”, do t’ju argëtojë me turin “Verë dhe Portokalle” përgjatë gjithë muajit Korrik, duke mbledhur në sheshet  e qyteteve një publik të gjerë, për të qeshur me aktorët e dashur të “Portokallisë”. “Verë dhe portokalle” është një aktivitet festiv dhe argëtues, ku përmes performancave unike, shakave origjinale dhe personazheve të njohur, aktorët do të ofrojnë një shfaqje artistike dhe argëtuese të nivelit të lartë për publikun e gjerë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të pasurojë jetën kulturore të qytetit gjatë sezonit turistik, të krijojë një hapësirë ​​të gjallë shoqërore për banorët dhe vizitorët, si dhe të promovojë secilin qytet si një destinacion modern dhe tërheqës. Eventi do të sjellë momente relaksi dhe të qeshurash në një mjedis të hapur, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e komunitetit.

“Verë dhe Portokalle” nis sot me qytetin e Fierit, për të vijuar me një sërë qytetesh në Shqipëri. Një natë e paharrueshme, ku arti i humorit takon bukurinë e verës!

Më shumë