“SMURFS” – Një javë para gjithë botës, vetëm në Cineplexx!

Anja Dervishi
08/07/2025

“Smurfs” vjen një javë para gjithë botës, ekskluzivisht vetëm në Cineplexx!

PREMIERA EKSKLUZIVE NGA 12 KORRIKU!

Këtë verë, Cineplexx e kthen kinemanë në një botë magjike! Filmi i shumëpritur SMURFS vjen me një premierë ekskluzive, një javë para premierës botërore, vetëm nga 12 Korriku!

Në qendër të filmit është Rihanna, në rolin e dashur të Smurfette, e cila sjell emocione, humor dhe frymëzim në këtë aventurë të re. Por surprizat nuk mbarojnë këtu!

Super kasti i filmit përfshin emra të mëdhenj si: Jimmy Kimmel, James Corden, John Goodman si Papa Smurf dhe Kurt Russell.

E veçanta e kësaj premiere?

Cineplexx do të transformohet në një “Smurf Village” të vërtetë!

Në ambientet e kinemasë, fëmijët dhe të rriturit do të mund të shëtisin mes shtëpizave blu, dekorit të gjallë dhe elementëve të krijuar posaçërisht për këtë event unik. Atmosfera do të jetë një përvojë që nuk përjetohet çdo ditë – një botë e vërtetë Smurfësh në zemër të qytetit!

Rezervo tani biletat për këtë super event kinemaje, përjetoni magjinë dhe bëhuni pjesë e një eksperience unike që ndodh vetëm në Cineplexx – nga 12 Korriku!

Më shumë