“SUPERMAN” – Nis epoka e re e DC Comics, nga 10 korriku vetëm në Cineplexx!

Anja Dervishi
08/07/2025

Ky është momenti që të gjithë fansat e filmave me superheronj të ribashkohen. Dhe ku më mirë se në Cineplexx?

Filmi më i shumëpritur i verës: “SUPERMAN”, nën regjinë e James Gunn – një fillim i ri për sagën e DC Comics dhe një moment historik për fansat e superheronjve!

Ky është kapitulli i parë i Universit të ri Kinematografik të DC, dhe vjen me një qasje të re, njerëzore dhe të thellë për një nga heronjtë më ikonikë të të gjitha kohërave. Regjisori James Gunn, i njohur për suksesin e tij në krijimin e historive komplekse dhe emocionuese, i jep Superman-it një përmasë të re që preket dhe emocionon.

Premiera zyrtare zhvillohet më 10 korrik, ora 21:00, në Cineplexx – në ekranin më të madh në Shqipëri! Një përjetim që nuk duhet humbur nga asnjë adhurues i filmave me superheronj.

Filmi është shfaqur deri tani vetëm në disa premiera të zgjedhura ekskluzive në botë, ku ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika dhe publiku. Reagimet flasin për një rikthim madhështor të Superman-it dhe një fillim të fuqishëm për të gjithë universin DC.

Mos e humb këtë ngjarje unike! Rezervo tani biletën tënde dhe bëhu pjesë e kapitullit të parë të një epoke të re!

Më shumë