“Nobody 2”, 21 gushti premierën në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
21/08/2025

Ndonjëherë vendi më i rrezikshëm për një baba janë pushimet me familjen.

Bob Odenkirk rikthehet si Haç Mansell, baba, bashkëshort dhe vrasës i fiksuar pas punës në kapitullin e ri të Nobody, hiti aksion thriller i vitit 2021 që zuri vendin e parë gjatë premierës në kinematë amerikane. Katër vite pasi ai aksidentalisht u ndesh me mafien ruse, Haçi i ka 30 milion dollarë borxh organizatës kriminale dhe po e shlyen borxhin me një varg pa fund vrasjesh të kriminelëve ndërkombëtarë. Megjithëse atij i pëlqen adrenalina që i jep “pun”, Haçi dhe gruaja e tij Beka (kandidatja e çmimit ndërkombëtar Emmy Connie Nielsen) e gjejnë veten të mbingarkuar me punë dhe duke u larguar nga njëri-tjetri. Ndaj vendosin t’i marrin fëmijët (Gage Munroe, Paisley Cadorath) në një palë pushime të shkurtra Parkun Ujor Madhështor të Billit të Egër, vendi i vetëm ku Haçi dhe vëllai i tij Harri (kandidati për çmimet Grammy dhe Emmy RZA) shkonin me pushime kur ishin të vegjël. Me babanë e Haçit nga pas ( fituesi i çmimit Emmy Christopher Lloyd), familja arrin në qytetin e vogël turistik të Plamervillit (Plamervilli është Qyteti i Verës), gati për argëtime në diell. Por kur një përplasje e vogël me disa rrugaçë të qytetit e vendos familjen në shënjeshtrën e një menaxheri të korruptuar parku lojërash (John Ortiz;seriali Fast and Furious, Bumblebee) dhe sherifin e tij të dyshimtë (kandidati për çmime Emmy dhe Golden Globe, Colin Hanks), Haçi e gjen veten në qendër boses më të çmendur dhe më të etur për gjak të krimit që ai (apo kushdo) ka parë ndonjëherë (fituesja e çmimit Emmy dhe kandidatja e çmimit Oscar® ikona e ekranit, Sharon Stone).

Titulli origjinal Nobody 2

Filmi fillon 21.08.2025

Kohëzgjatja 1h 29m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti USA 2025

Aktorë Connie Nielsen, Bob Odenkirk, John Ortiz, Christopher Lloyd, Sharon Stone, Colin Hanks, RZA

Regjisori Timo Tjahjanto

Distributor ALB Premium Film

Orari:

Cineplexx TEG:

E Hëna-E dielë: 19:45; 19:45; 21:45

Cineplexx QTU

E Hënë-E dielë: 19:00

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë