“Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba Infinity Castle” 11 shtator premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
11/09/2025

Tanjiro Kamado një djalosh i cili iu bashkua një organizate të dedikuar për gjuetinë e demonëve, të quajtur Korpusi i Vrasësve të Demonëve, pasi motra e tij më e vogël, Nezuko, u kthye në një demon. Duke u bërë gjithnjë e më i fortë dhe duke thelluar lidhjet dhe miqësitë me anëtarët e tjerë të Korpusit, Tanjiro ka luftuar shumë demonë së bashku me shokët e tij Zenitsu Agatsuma dhe Inosuke Hashibira. Gjatë udhëtimit të tij, ai është bashkuar në betejë me shpatarët më të lartë të Korpusit Hashira, përfshirë Flame Hashira, Kyojuro Rengoku, në trenin Mugen, Sound Hashira Tengen Uzui, në Entertainment District, si dhe Mist Hashira, Muichiro Tokito, dhe Love Hashira, Mitsuri Kanroji, në fshatin Swordsmith. Ndërsa anëtarët e Korpusit dhe Hashirat janë përfshirë në një program të përbashkët trajnimi fizik, Stërvitja e Hashirave, në përgatitje për betejën e ardhshme kundër demonëve, Muzan Kibutsuji shfaqet në Rezidencën Ubuyashiki. Me liderin e Korpusit të Vrasësve të Demonëve në rrezik, Tanjiro dhe Hashirat nxitojnë drejt selisë, por bien në një hapësirë misterioze përmes duarve të Muzan Kibutsujit.Destinacioni ku bien Tanjiro dhe Korpusi i Vrasësve të Demonëve është qendra e demonëve Infinity Castle. Dhe kështu, fusha e betejës është vendosur, ndërsa beteja përfundimtare mes Korpusit të Vrasësve të Demonëve dhe demonëve fillon.

Titulli origjinal Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba Infinity Castle

Filmi fillon11.09.2025

Kohëzgjatja 2h 35m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti JPN 2025

Aktorë Natsuki Hanae, Yoshitsugu Matsuoka, Hiro Shimono, Akari Kitô

Regjisori Haruo Sotozaki

Distributor ALB Jučer

Orari:

Cineplexx TEG:

E Hëna-E dielë: 18:00; 21:00

Cineplexx QTU

E Hënë-E dielë: 19:00

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë