Në një të ardhme të afërt, një detektiv (Chris Pratt) del para gjyqit i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ai ka 90 minuta për të provuar pafajësinë e tij përpara Gjykatëses së avancuar me Inteligjencë Artificiale (Rebecca Ferguson), të cilën dikur e kishte mbështetur, përpara se ajo të vendosë fatin e tij. Në trillerin fantastiko-shkencor Mëshira, Chris Pratt luan rolin e Detektivit të LAPD-së, Chris Raven, një polic që tani gjendet në gjyq për vrasjen e gruas së tij, me vetëm 90 minuta kohë për të provuar pafajësinë përpara një gjykatëse-jurie-ekzekutuese me Inteligjencë Artificiale (Rebecca Ferguson) të përcaktojë fatin e tij. I lidhur me plotë kuptimin e fjalës në karrigen e nxehtë të “Mëshirës”, sistemit të pagabueshëm të drejtësisë që ai dikur e kishte përkrahur si zgjidhje ndaj një vale të krimeve kapitale, ai tani duhet të përqendrohet dhe të nxjerrë çdo copë prove nga cloud-i bashkiak i qytetit regjistrimet e arkivuara të çdo ndërveprimi shoqëror publik (dhe privat) që ka pasur për të shfajësuar veten… para se koha të mbarojë.
Titulli origjinal Mercy
Filmi fillon 22.01.2026
Kohëzgjatja 1h 40m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 2D, OV
Shteti Viti USA 2026
Aktorë Annabelle Wallis, Rebecca Ferguson, Chris Pratt, Chris Sullivan, Kali Reis, Kylie Rogers
Regjisori Timur Bekmambetov
Distributor ALB Jučer
Cineplexx TEG
E Hëna-E dielë: 16:30; 19:15
Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë: 19:45