Po sikur të mund të flisnit me kafshët e të kuptonit çdo përgjigje të tyre?
Në spektaklin më të fundit të animuar nga Disney dhe Pixar, shkencëtarët zbulojnë një teknologji që lejon ndërgjegjen e njerëzve të “kapërcejë” te kafshët. Kështu, njerëzit më në fund mund ta shohin botën përmes syve të miqve tanë me gëzof, me pendë dhe me luspa! Filmi ndjek Meibelin, një dashamirëse e zjarrtë e kafshëve, e cila përdor këtë teknologji të jashtëzakonshme për të zbuluar sekretet e botës së kafshëve më thellë nga ç’mund ta kishte imagjinuar njeri tjetër. “Hoppers” është një histori e ngrohtë, plot humor dhe vizualisht mahnitëse për lidhjen, mirëkuptimin dhe kufijtë e empatisë njerëzore, Pixar në formën e tij më të mirë!
Titulli origjinal Hoppers
Filmi fillon 05.03.2026
Kohëzgjatja 1h 45m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 3D, 2D, OV
Shteti Viti USA 2025
Aktorë Jon Hamm, Piper Curda, Bobby Moynihan
Regjisori Daniel Chong
Distributor ALB Blitz Film & Video Distribution Ltd.
Cineplexx TEG
E Hëna-E dielë: 15:30; 16:50; 17:45
Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë: 16:00; 17:00