Kisha Ortodokse e Ungjillëzimit

Silvia Tabaku
08/03/2021

Në kushtet e tolerancës fetare dhe të rritjes së komunitetit ortodoks, më 1 shtator 1874, në Tiranë u bë e mundur ndërtimi i një kishe ortodokse brenda në qytet, pikërisht aty ku ndodhet sot hotel “Tirana”. Në vitin ’60 të shekullit XX,u vendos që pikërisht në vendin ku ndodhej Kisha e Ungjillëzimit të ndërtohej hotel“Tirana”. Në këmbim u lejua ndërtimi i një Kishe të re Ungjillëzimi pranë rrugës së Kavajës ku ndodhet edhe sot.  Jeta e kësaj kishe do të ishte e shkurtër, sepse u ndërtua në vitin 1964, por me ndalimin e besimeve fetare në vitin 1967, kisha e cila ndodhej ngjitur me kompleksin sportiv, u kthye në palestër, për t’u ribërë përsëri kishën vetë pas vitit ’90.  Ajo rifilloi shërbimet e saj në vitin 1990. Kjo kishë u ndërtua në vitin 1964 por u mbyll në vitin 1967 duke u përdorur si ndërtese për Sport Klub Tiranën.  Në vitin 1967 regjimi totalitar mbylli të gjitha institucionet fetare në Shqipëri duke ndaluar plotësisht ushtrimin e fesë. Kisha Ortodokse e Shqipërisë u bë Autoqefale për herë të parë në vitin 1937 dhe pastaj përsëri në vitin 1992.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
orthodoxalbania.org
Facebook

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë

Info

Të tjera