Kjo ngrehinë është e lidhur ngushtë me dy ngjarje historike për Shqipërinë dhe Tiranën. Pas 500 vjet sundimi otoman, më 26 nëntor 1912, në sheshin përpara saj u ngrit flamuri i Pavarësisë për qytetin e Tiranës. Ky flamur u ngrit nga patriotët Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu dhe Shefqet Ndroqi. Pas shpalljes së Tiranës kryeqytet, më 11 shkurt 1920, në këtë ndërtesë u vendos selia e qeverisë së përkohshme shqiptare, e cila doli nga Kongresi i Lushnjës. Në vitin 1945 në këtë ndërtesë u vendos Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sepse ishte një nga ndërtesat më të mira të kohës.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
www.bksh.al
Facebook
Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë