Teqeja e Sheh Dyrrit

Silvia Tabaku
08/03/2021

Teqeja e Sheh Dyrrit i përket sektit ( tarikatit) kadiri. Ajo ka shërbyer në të njëjtën kohë si teqe dhe si shtëpi banimi, për shehun dhe familjen e tij. Teqja e Sheh Dyrrit ka ruajtur në thelbin e saj kompozicional tiparet themelore të tipit të banesës tiranase. Themelet e teqesë janë bërë me gurë lumi, ndërsa muret me qerpiç dhe breza druri.
Duke u nisur nga mënyra dhe teknika e ndërtimit, mund të thuhet se është ndërtuar në fundin e shekullit XVIII, ose në fillim të shekullit XIX.
Ajo është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.
Përpara saj ndodhej tyrbja me tre varre. Në vitet 1964-65, në teqe u kryen punime restauruese.
Në vitin 1967, në kuadrin e ndalimit të fesë dhe të prishjes së ndërtesave të kultit, tyrbja dhe varret u prishën. Pas vitit 1990, tyrbja u rindërtua siç ka qenë.

Adresa: Rruga e Barrikadave, Tiranë

 

Info

Të tjera