Ju bëhuni gati për Maratonën e Tiranës ndërsa ne ju njohim me çdo detaj të sajin!

Silvia Tabaku
14/10/2021

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ‘Maratona e Tiranës’, e cila do të zhvillohet me datë 17 Tetor. Për të pestin vit radhazi ky do të jetë një nga eventet më të mëdhenj sportiv dhe më promovues për qytetin e bukur të Tiranës. Përpos një maratone në të cilën do të marrin pjesë mbi 2500 garues nga 40 vende të ndryshme të botës. Ky është një event i cili tashmë është kthyer në traditë dhe çdo vit vjen me risi të reja dhe e gjitha kjo falë Bashkisë së Tiranës.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka certifikuar për herë të parë Tiranën si organizatore profesioniste të maratonës së 17 tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash.

Itinerari i Maratonës së Tiranës

Maratona e këtij viti do të ketë tre kategori, në të cilën përfshihen:

  1. Maratona – “Marathon” – 42.195 km
  2. Gjysmë Maratona – “Half Marathon” – 21, 0975 km
  3. Tirana 10K – “Tirana 10K” – 10 km

Do të jenë edhe dy kategori të tjera si “We Too” që synon të jetë më shumë motivuese sesa konkurruese dhe “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe, më 16 tetor 2021, me të rinjtë e shkollave të mesme.

Itineraret, të certifikuar nga IAAF – Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, do të përshkruajnë pikat më tërheqëse të qytetit, në mënyrë që gara të mos jetë vetëm sfiduese, por edhe argëtuese. Përveç një ngjarje sportive për konkurrentët, kjo mund të konsiderohet një ditë festive për qytetin, sepse atje do të organizohen shumë aktivitete artistike dhe kulturore në emër të ngjarjes.

Çmimet për fituesit do të jenë mjaft joshëse, duke e kthyer garën në një sfidë! Më konkretisht:

‘Maratona’

  1. Vendi i parë – 5000 Euro
  2. Vendi i dytë – 3000 Euro
  3. Vendi i tretë – 2000 Euro

‘Gjysmë Maratona’

  1. Vendi i parë – 2000 Euro
  2. Vendi i dytë – 1500 Euro
  3. Vendi i tretë – 1000 Euro

‘Tirana 10K’

  1. Vendi i parë – 800 Euro
  2. Vendi i dytë – 600 Euro
  3. Vendi i tretë – 500 Euro

‘We Too’

  1. Vendi i parë – 500 Euro
  2. Vendi i dytë – 400 Euro
  3. Vendi i tretë – 300 Euro

Përveçse një garë sportive, Maratona e kësaj të diele do të jetë edhe një ditë pa makina. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj iu bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin automjete.

Kreu i Bashkisë Tiranë e quajti “ditë feste” 17 tetorin, madje tha se po organizohen edhe koncerte e aktivitete të tjera.

Ne kemi planifikuar jo vetëm pjesën sportive, e cila është më e rëndësishmja, pasi jemi certifikuar si zhvillues të denjë të një gare sportive, njësoj si kryeqytete të tjera të botës, por kemi edhe pjesën festive. Në 7 pika në qytet po organizojmë evente me muzikë dhe minikoncerte, pasi duam që qyteti ta përjetojë si një festë të madhe.

Të shumtë do të jenë edhe perssonazhet publik që do të marrin pjesë në Maratonën e këtij viti ku vlen të përmendim këngëtaren e njohur Aurela Gaçe, Soni Malaj, atletja Klodiana Shala dhe këngëtari Landi Hysi.

Rikujtojmë gjithashtu se shumë nga rrugët do të bllokohen gjatë ditës së dielë. Kliko këtu për t’u njohur me kufizimet e qarkullimit dhe zhvendosjen apo devijimet e intinerareve që do të bëjnë automjetet dhe linjat urbane.

Më shumë