Art

Këngët e Kreshnikëve në UNESCO?!

Silvia Tabaku
06/12/2021

Këngët e kreshnikëve shqiptarë më në fund do të shkojnë në “UNESCO” ku e gjithë bota do të njohë magjinë e interpretimeve nga Bjeshkët e Rugovës dhe jo vetëm. Ministria e Kulturës pohon se dosja për konkurim e “Eposit të Kreshnikëve” do të shkojë këtë javë në sitin e Trashëgimisë Botërore të Kulturës.

Shqipëria ka bashkëpunuar ngushtë prej gati një dekade për ta unifikuar Eposin shqiptar si pjesë e listës së UNESCO-s. Që nga viti 2009 studiuesi Zymer Neziri, vinte sa here nga Kosova në Akademinë e Shkencave në Tiranë për të sjellë në vëmendje rëndësinë e këtij konkurimi.

Puna për përgatitjen e dosjes së “Eposit të Kreshnikëve” nisi në 2009, për t’u ndërprerë pa shkak. Nuk dihet ende nëse është një bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, por ajo çka dihet është se Tirana zyrtare do ta nisë Eposin drejt UNESCO-s.

Më shumë