Makbeth, nga William Shakespeare

Silvia Tabaku
07/12/2021

Makbeth takohet me 3 parashikues fati dhe zbulon të ardhmen e tij. Nga kjo një ambicie e pakufijshme i lind për pushtet absolut. I nxitur edhe nga gruaja e vret shefin e tij ndërsa fle duke e marrë pushtetin për vete. Ajo që u mendua se do të ishte një hap i shpejtë dhe i lehtë drejt suksesit del jashtë kontrollit. Vrasjet ndjekin njëra – tjetrën, dhe spiralja e ngjarjeve bëhet më e errët. Të dy; Makbeth dhe gruaja e tij luftojnë me fajin për atë që kanë bërë dhe shkojnë në masa ekstreme për të ruajtur kontrollin e tyre mbi pushtetin. Vendi shumë shpejt përfshihet në kaos dhe Makbeth përmbyset nga froni.

Regjia dhe dramaturgjia: Enton Kaca.


Nga data 10 – 18 Dhjetor, ora 19:00
📍VILA 31, Rruga “Pjetër Bogdani” (ish-blloku)
REZERVONI në 069 57 177 46

🎫 Biletat për datat: 10-11-12
👉shiten në biletarinë tonë tek Arturbina nga data 7 – 9 Dhjetor ora 09:00-13:00 dhe 16:00-18:00.
VENDET JANË TË LIMITUARA!

Më shumë