Art

Motel Sazani – Live Ambient Electronica Concert

Silvia Tabaku
07/12/2021

Nxitoni të rezervoni dhe blini biletën tuaj për performancën e shumëpritur.
Teatri Metropol prezanton “MOTEL SAZANI – LIVE AMBIENT ELECTRONICA CONCERT” në datat 11/12 Dhjetor 2021, ora 19:00 në teatrin Metropol.

Producenti i mirënjohur shqiptar i muzikës elektronike, “Motel Sazani” do të sjellë në @teatrimetropol premierën e projektit “Distopica” – një performancë koncertuale LIVE në rrymën “Ambient Electronica” me produksione të pa publikuara më parë prej tij. Performanca do të jetë një eksperiencë e veçantë audio-vizuale që do të zhvillohet LIVE nga artisti nëpërmjet modulimit të tingujve të sintetizatorëve analog dhe kompozimeve eksperimentale.

Publiku do të mundet ta përjetojë këtë performancë intime dhe unike duke qëndruar ulur rreth artistit në formën 360°.

Info & Rezervime:

☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Më shumë