Art

“TIE-IN” një ekspozitë dedikuar videove muzikore shqiptare!

Silvia Tabaku
07/12/2021

Jeni të interesuar dhe keni dëshirë që të sillni në rikujtesën tuaj videoklipet shqiptare të disa viteve të mëparshme? Tani kjo është e mundur dhe ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi pasi Bulevard, Art and Media Institute prezanton ekspozitën e videove muzikore shqiptare ’91-11’ me titull “TIE-IN”.

Ekspozita ka filluar që ditën e enjte me datë 25 nëntor dhe do të vazhdojë edhe për shumë ditë më pas.

“TIE-IN” është një ekspozitë dhe instalacion multimedial që eksploron territorin dhe zhvillimin historik të prodhimit të videoklipit në Shqipëri në harkun kohor ’91-’11. Videot muzikore të paraqitura në “TIE-IN” si dhe rrëfimet nga producentët trajtojnë improvizimin dhe eksperimentimin, aspektin politik dhe referencial për të zbuluar nyjet që lidhin tingullin dhe vizionin në prodhimin e videove muzikore.

 Me mbi 20 klipe që përfshijnë pothuajse 2 dekada tranzicioni në prodhimin muzikor dhe vizual, “TIE-IN” gjurmon historinë e artit të hershëm të videoklipit dhe trajektoren e tij të progresit me klipe ikonike si

  • Makina e Memories-Ardit Gjebrea
  • Fouristrada-Spirt Voice

Që nga fillimi i viteve ’90, e deri te prodhimet e mëvonshme të studiove VGA dhe Max Production. Fuqia e Imazheve dhe muzikës do ju rrethojnë ndërsa hyni në një udhëtim në kohë dhe në kulturën mediatike. “TIE-IN” përfshin një program publik me biseda dhe koncerte që do të bashkojnë krijuesit vizualë dhe muzikantët me publikun.

Pë më shumë informacione dhe nëse doni ta vizitoni këtë ekspozitë klikoni këtu.

Më shumë