Ja si nisi viti 2022 në Teatër!

Silvia Tabaku
12/01/2022

Ky vit nisi plot sukses jo vetëm në Teatrin Kombëtar por edhe në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një sezon i ri dhe shumë i bukur artistik që nisi me shfaqjen “Coriolanus” dhe “Unë Mefisto”.

Shfaqja “Coriolanus” me regji nga Altin Basha është një produksion madhështor me 80 aktorë i cili gjithashtu do të shfaqet edhe në datat 13, 14, 15 dhe 16 janar.

Në rolet e veprës janë Gazmend Gjoka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Viktor Zhusti, Elia Zaharia, Genci Fuga, Hervin Çuli, Dritan Boriçi, Florian Agalliu, Arben Derhemi, Besmir Bitraku, Myzafer Zilfa, Genti Deçka, Erjona Kakeli, Xhuliano Brisku, Donald Shehu, Doriana Çaushi, Gjergj Mena, Urim Aliaj, Ermir Hoxhaj, Griseld Kapllanaj, Juxhin Plovishti, Bujar Hoxhaj, etj.

Përkthyes i veprës është Alqi Kristo dhe për kujdesin e të gjithë skenës dhe kostumeve Ilirana Loxha Basha. Trimor Dhomi si kompzitor dhe mjeshtër i korit, mjeshtri i skenës Marco Rubboli koreograf dhe mjeshtër plastike Robert Nuha, as.regjisore Doriana Çaushi u kujdesën deri në detajin më të vogël që shfaqjes të mos i mungonte asnjë gjë.

“Coriolanus” është bazuar mbi një histori të vërtetë, e cila gjendet në shkrimet e Plutarkut (“Jetë paralele”). Asgjë thelbësore nuk është ndryshuar, por gjenialiteti qëndron tek fakti se përtej historisë, Shekspiri ngre një monument arti me dialogjet, personazhet dhe çështjet që shënjestrohen në këtë tragjedi.

Më shumë