Teatri i Kukullave është gjithmonë vendi i preferuar i fëmijëve!

Silvia Tabaku
25/03/2022

Teatri i Kukullave gjithmonë sjell shfaqje që fëmijët i pëlqejnë shumë. Në fundjavë gjithmonë teatri është i mbushur me zërat e tyre që presin me padurim që shfaqja të fillojë. Por kjo gjë nuk ndodh vetëm në Tiranë. Ashtu si dhe vetë qyteti i Durrësit , fëmijët e tij e zbukuruan sallën e Teatrit Aleksandër Moisiu duke e mbushur plot atë. Shfaqja ” Djali miliarder ” mblodhi rreth vetes shumë fëmijë për t’ju falur atyre kënaqësin e kukullave. Duke marrë duartrokitje pafund prej tyre motivohemi që të jemi edhe më shpesh në këtë vend mikpritës, në Durrësin e mrekullueshëm.

Kujojmë se edhe gjatë ditës së Verës së bashku me të edhe shfaqjet e teatrit falin kënaqësi jo vetëm në Teatrin e Kukullave por edhe në ambiente të tjera ku fëmijët janë të pranishëm. Atmosfera që fëmijët morën tek Micro folie sot na krijoi mundësinë që këtë fundjavë ta kemi edhe me të larmishme duke qënë pranë fëmijëve kudo ato ndodhen.

Më shumë