Gjyshja ka ikur me cirkun

Silvia Tabaku
26/03/2022

🎪 Premiera e re për fëmijë do të hapë dyert në Metropol këtë fundjavë ❤️

“Gjyshja ka ikur me cirkun” nga Mike Kenny
Regjia: Armela Demaj
Interpretojnë: Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Mariglen Domi
🗓 Çdo të shtunë & të diel
🕚 Ora 11:00

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

•••
“Gjyshja ka ikur me cirkun” është premiera më e re për fëmijë dhe të rinj në Teatrin Metropol, e cila do të ngjitet në skenë këtë fundjavë. Historia e kësaj shfaqje e shkruar nga Mike Kenny është një përzierje e zgjuar e realitetit të dashurisë familjare me fantazinë e fëmijëve për botën e përjetshme të cirkut.
Vepra vjen në skenë nga regjisorja Armela Demaj dhe interpretohet nga aktori Kastriot Ramollari në rolin e gjyshit, Klesta Sheros në rolin e Emës dhe Mariglen Domi, në rolin e pantonimistit. “Gjyshja ka ikur me cirkun” është një vepër e trajtuar në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të pranueshme për tematikën e saj” shprehet regjisorja Armela Demaj. Kjo vepër trajton tema të tilla si: dashuria famijare, përballja me humbjen e njerëzve të afërt, marrëdhënien midis brezave apo zhvillimin e imagjinatës tek fëmijët. Ndërkohë “Eye Weekly” shkruan për shfaqjen se është një teatër për fëmijë ambicioz ndërkohë që fëmijët e sotëm janë një audiencë shumë e sofistikuar.
“Eshtë një zgjedhje e guximshme artistike dhe njëkohësisht teatër i rritur për fëmijët apo teatër fëmijësh, për të rriturit. Vepra është shkruar bukur, me një thjeshtësi të rrallë dhe përsëritje poetike e ritmike të tekstit, loja mbaron aty ku duhet të fillojë. Historia e vërtetë është se si ne jetojmë me humbjen, se si ne jetojmë me gëzimin, me guximim… Kjo është një sfidë komplekse dhe pafund e vështirë për të cilat nuk ka përgjigje të lehta”, shkruan Lisa Keating.

Shfaqja zgjat rreth 45 minuta dhe do të jetë në skenë çdo fundjavë, në sallën “Çehov”, ora 11:00.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Më shumë