Tirana tashmë ka epiqendrën e saj të industrisë kreative

Silvia Tabaku
06/04/2022

Tregu global ka dyfishuar kërkesën e tij për prodhime kreative përgjatë viteve të fundit, falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, dhe përdoruesit e përfituesit më të mëdhenj të këtij boom-i mbeten të rinjtë.

Në vitin si Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana sjell një tjetër hapësirë kushtuar artit, kulturës dhe teknologjisë. Agjencia e Industrisë Kreative është institucioni më i ri në varësi të Bashkisë së këtij qyteti, i cili ka si qëllim kryesor zhvillimin e industrisë, sipërmarrjes dhe ekonomisë krijuese. Të premten e 8 Prillit, AIK do të njoftojë lançimin zyrtar në një mbrëmje ku të ftuar do të jenë personat më të rëndësishëm dhe aktivë të kësaj industrie. Programi i Agjencisë së Industrisë Kreative do të ndikojë në fushën e artit, të filmit, ariktekturës, dizajnit, modës, turizmit, prodhimeve audio vizuale, të rekreacionit dhe të teknologjisë. Kjo do të realizohet përmes një ekipi tërësisht të krijuar nga vajza dhe djem të rinj, të cilët do të angazhohen për të krijuar aktivitete, shërbime, trajnime dhe hapësira të dedikuara, për individë dhe sipërmarrje aktive në Tiranë.

Një nismë kaq ambicioze sigurisht që vjen me një plan të qartë dhe të mirë-menduar.

Agjencia e Industrisë Kreative synon që përgjatë vitit të saj të parë të arrijë:

1. Ri-vitalizimi i kinemave të qytetit, si ajo Agimi dhe Maks Velo.
2. Zhvillimin e aktiviteteve pranë Microfolie, hapsëirës tashmë aktive e cila nxit krijimitarinë përmes artit dhe teknologjisë
3.Youtube Space, ofrimi i infrastrukturës për prodhime audio vizuale
4.Ngritja e zyrës së filmit në Tiranë.
5.Ngritja e një laboratorëve krijues, Creative Lab
6.Ngritja e panairit të industrisë kreative urbane, “PIKU”.
7.Edukimi përmes artit.
8.Krijimi i një platforme online për puntorët dhe sipërmarrësit e industrisë kreative.

Kryefjala e vitit 2022 është tek rinia dhe potenciali i saj për t’u fuqizuar përmes eksperiencës më të mirë të mundshme, dhe Agjencia e Industrisë Kreative premton të jetë epiqendra e këtyre zhvillimeve, punëtorive, aktiviteve me karakter argëtues e informues.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram

Më shumë