Po sikur një hipnotizues të të zbulonte çdo gënjeshtër që ke thënë ndonjëherë?
A do të kishe guximin të përballeshe me të vërtetën? Sidomos kur këto të vërteta zbulohen mes një çifti!?
Këtë fundjavë- 19,20 dhe 21 Qershor, skena e Teatrit Metropol kthehet në një arenë ku sekretet dalin në dritë, maskat bien.
“Detektori i gënjeshtrave” me Çubi Metkën, Kejdi Gishton dhe Erdit Asllananin, vjen nën regjinë e Valdrin Hasanit.
Një shfaqje që sjell personazhe të gjalla, plot humor, tension dhe surpriza, që do t’ju bëjnë të qeshni me lot, por edhe të reflektoni mbi të vërtetat që fshehim çdo ditë.
Jo thjesht një komedi, por një pasqyrë therëse e marrëdhënieve në çift.
📍 Teatri Metropol
📅 19, 20 dhe 21 Qershor