Anaid Kaloti jep arsyet se pse të rinjtë e vitit 2022 janë e ardhmja jonë në Shqipëri!
Në vitin 2022 si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Tirana sjell një tjetër institucion në varësi të bashkisë së saj për të integruar kulturën, artin dhe teknologjinë. Për të gjithë të rinjtë e kësaj gjenerate të cilët kanë prirje ndaj artit dhe ndaj së bukurës, për të rinjtë të cilët kanë dëshirën për të vazhduar përpara me qëllime dhe ambicie të qarta Agjencia e Industrisë Kreative është zgjedhja e duhur. Në lidhje me këtë opinionisti Anaid Kaloti jep arsyet se pse të rinjtë e vitit 2022 janë e ardhmja jonë në Shqipëri.
Si po e shikoni investimin e ri që i shtohet Tiranës, një industri kreative ku të rinjtë do të gjejnë veten e tyre në fusha të ndryshme si arti, kultura, teatri, teknologjia dhe shumë të tjera?
Mua më vjen shumë mirë. Sigurisht që të gjitha lidhen së bashku sidomos teknologjia dhe arti që nuk ndahen nga njëra-tjetra përsa kohë konteti që prodhohet është gjithmonë video ose foto kështu që është diçka që nuk mund ta ndajmë dot. Lidhur me iniciativën e Bashkisë së Tiranës unë i jam përgjigjur me kënaqësi, më në fund është marrë seriozisht si punë. Mendoj që jemi duke shkuar drejt të ardhmes pasi i kemi potencialet që do ta çojnë vendin përpara.
Si e shikon rininë e vitit 2022?
Të gjithë kanë interes përsa kohë që kjo është një industri që paguan dhe shumë mirë dhe nga ana tjetër kanë edhe përfitime nga kjo. Të rinjtë e sotëm le të themi janë njerëzit që ne i kemi drejtuar sytë dhe presim që çdo gjë të ndryshojë.
Opinionisti gjithashtu ka folur dhe ka dhënë edhe mendimin e tij në lidhje me largimin në masë të të rinjve.
Nuk kam qenë asnjëherë i idesë për të ikur nga Shqipëria, nuk kam menduar kurrë ta lë vendin tim. Tirana është qyteti që dua më shumë në të gjithë botën dhe këtë e them me gjithë zemër. Kemi klimën dhe ushqimin më të mirë, kemi njerëzit më të dashur. Nuk duhet të harrojmë që kemi edhe teknologjinë.